Telegrafi

Zbulohen pagat e Manchester Unitedit pas transferimit të Sanchos – De Gea më i paguari, Bruno Fernandes i teti

Pagat e Manchester Unitedit janë zbuluar pasi sulmuesi anglez, Jadon Sancho është vendosur të bëhet fituesi i dytë më i lartë i klubit pas transferimit nga Borussia Dortmund.

Djajtë e Kuq kanë rënë dakord për një marrëveshje në parim për Sanchon, i cili është vendosur të futë në xhep një pagë prej 350 mijë funtesh në javë apo diçka më shumë se 21 milionë euro në vit.

Megjithatë, edhe përkundër këtyre fitimeve, Sancho do të mbetet pas portierit David De Gea, i cili tash e një kohë të gjatë fiton plot 375 mijë funte në javë apo 22.7 milionë euro në vit.

De Gea me pagën më të lartë te Unitedi

Paul Pogba është në një kontratë prej 290 mijë funtesh në javë përpara Anthony Martial dhe Edinson Cavani, të cilët fitojnë nga 250 mijë funte në javë.

Marcus Rashford, Harry Maguire dhe Bruno Fernandes fitojnë përkatësisht nga 200 mijë funte, 190 mijë funte dhe 180 mijë funte në javë.

Luke Shaw përfiton 150 mijë funte në javë) dhe Fred me 120 mijë funte në javë përbëjnë dhjetëshen e më të paguarve.

Më poshtë keni ‘top 10’ më të paguarit dhe komplet listën e Unitedit të publikuar nga The Sun.

10.Fred – (120 mijë funte)

9.Luke Shaw (150 mijë funte)

8.Bruno Fernandes (180 mijë funte)

7.Harry Maguire (190 mijë funte)

6.Marcus Rashford (200 mijë funte)

5.Edinson Cavani (250 mijë funte)

4.Anthony Martial (250 mijë funte)

3.Paul Pogba (290 mijë funte)

2.Jadon Sancho (350 mijë funte)

1.David De Gea (375 mijë funte)

/Telegrafi/