Transferimi i Luis Suarezit, paraqitjet e mira të Joao Felixit dhe Marcos Lorente që mund të luajë në krah, kanë ndihmuar Diego Simeonen në këtë afat që të krijojë njërën ndër treshet sulmuese më të mira në Evropë.
Trajneri argjentinas po e transformon klubi spanjoll në një skuadër që luan futboll sulmues, derisa kanë arritur të shënojnë 17 gola deri më tani në këtë edicion të La Ligës.
Me një formë të mirë në këtë fillim sezon, Atletico Madrid mund të rrezikojë çdo skuadër që është në formë.
Përqindja e golave për ndeshje në top klubet evropiane
Bayern Munich: 2.7 gola për ndeshje
PSG: 2.6 gola për ndeshje
Atalanta: 2.57 gola për ndeshje
Chelsea: 2.5 gola për ndeshje
Atletico Madrid: 2.42 gola për ndeshje
Liverpool: 2.25 gola për ndeshje
Tottenham: 2.37 gola për ndeshje
Inter: 2.28 gola për ndeshje
Barcelona: 2.14 gola për ndeshje
Borussia Dortmund: 2.14 gola për ndeshje
Real Madrid: 1.75 gola për ndeshje
Manchester City: 1.43 gola për ndeshje
Sulmi i Real Madridit i përbërë nga Eden Hazard, Karim Beznema, Vinicius Junior, Marcos Asensio apo Rodrygo Goes kanë një përqindje prej 1.75 gola për ndeshje në ligë, derisa Manchester City ka një përqindje 1.43 gola për ndeshje.
As Barcelona e as Liverpooli nuk kanë statistika për më të mira Atletico, me katër klube të tjera që janë mbi skuadrën e Simeones.
Paris Saint-Germain dhe Bayern Munich kanë dominuar në ligat e tyre me 2.6, respektivisht 2.7 gola për ndeshje, derisa Chelsea ka një mesatare prej 2.5 golave në Ligën Premier dhe Atalanta me 2.57 gola për ndeshje në Serie A.
Treshja më e mirë sulmuese në Evropë
Tottenham Hotspur (Kane, Bale, Son) – 24 gola
Bayern Munich (Lewandowski, Gnabry, Coman) – 22 gola
Liverpool (Mane, Salah, Firmino) – 18 gola
Borussia Dortmund (Haaland, Reus, Sancho) – 17 gola
Atletico Madrid (Luis Suárez, Joao Felix, Marcos Llorente) – 16 gola
Chelsea (Werner, Havertz, Ziyech) – 16 gola
Atalanta (Papu Gomez, Zapata, Muriel) – 15 gola
Manchester United (Martial, Bruno Fernandes, Rashford) – 15 gola
PSG (Neymar, Kean, Mbappe) – 14 gola
Juventus (Dybala, Cristiano Ronaldo, Morata) – 14 gola
Barcelona (Messi, Ansu Fati, Griezmann) – 13 gola
Inter (Lautaro Martínez, Lukaku, Barella) – 12 gola
Borussia Monchengladbach (Plea, Stindl, Thuram) – 12 gola
Real Madrid (Benzema, Vinicius, Asensio) – 9 gola
Arsenal (Lacazette, Aubameyang, Willian) – 7 gola
RB Leipzig (Olmo, Poulsen, Forsberg) – 6 gola. /Telegrafi/