Site icon Telegrafi

Trajnerët më të përfolur të 12 klubeve të njohura: Kush largohet e kush qëndron në fund të sezonit, këto janë përqindjet (Foto)

Kur një klubi nuk i ecën mirë, atëherë trajneri është i pari ai që fajësohet.

Edhe këtë vit shumë trajnerë janë më ‘fije të perit’, pasi shumë klube nuk kanë ecur mirë.

Antonio Conte, Arsene Wenger, Jupp Heynckes e Unay Emery, janë disa nga ata që rrezikojnë ndeshjes vendin e punës.

Zinedine Zidane i Real Madridit ka vetëm 30 për qind mundësi të qëndrojë. Ai ka kontratë deri në vitin 2020. Ai erdhi në vitin 2016 duke fituar dy herë radhazi Ligën e Kampionëve, por sezoni aktual, nuk është në shijet e klubit.

Ernesto Valverde i Barcelonës me 100 për qind qëndron. Ai ka kontratë me klubin deri në vitin 2019.

Diego Simeone i Atletico Madridit, qëndron me 90 për qind. Ai ka kontratë deri në vitin 2020, ndërsa është i lidhur shpirtërisht me klubin.

Antonio Conte i Chelseat, qëndron me vetëm 10 për qind. Ai ka kontratë deri në vitin 2019, por mundësia e madhe është që ai të largohet.

Pep Guardiola i Manchester Cityt, qëndron 100 për qind. Thashethemet janë që ai do të vazhdojë deri në vitin 202. Kontrata i skadon në vitin 2019.

Jose Mourinho i Manchester United, qëndron me 90 për qind. Ai është i lidhur me Djajtë e Kuq deri në vitin 2019.

Mauricio Pochettino i Tottenhamit, qëndron me 50 për qind. Ai ka kontratë me klub deri në vitin 2021.

Arsene Wenger i Arsenalit, qëndron me 10 për qind. Ai ka rinovuar deri në bitin 2019, por që forma e skuadrës nuk është e duhura.

Jurgen Klopp i Liverpool, qëndron  me 100 për qind.  Gjermani ka kontratë me klubin deri në vitin 2022.

Jupp Heynckes i Bayern Munich, nuk ka fare gjasa të qëndrojë. Gjermani ka kontratë vetëm deri në fund të sezonit dhe do të largohet.

Unay Emery i PSG-së ka gjasa për qëndrim vetëm 5 për qind. Kontrata do t’i skadojë me 30 qershor. Vetëm fitimi i Ligës së Kampionëve do të bënte që ai të qëndrojë.

Jardim i Monacos, qëndron me 100 për qind. Ai ka kontratë deri në vitin 2020. /Telegrafi/  

Exit mobile version