Site icon Telegrafi

Top 20 klubet me përfitime më të mëdha nga shitja e biletave

Klubet marrin sasi të madhe të parave nga shitja e të drejtave televizive, por edhe nga marrëveshjet  komerciale, por përfitime të mëdha ka edhe nga tifozët në shitjen e biletave.  

Të ardhurat nga dita e ndeshja dhe është një nga shtyllat kryesore të buxheteve të klubeve.

Me stadiume tashmë moderne, klubet kanë mundësinë të fitojnë shuma të mëdha të parave nga shitjet e biletave. Por cili nga klubet më të mëdha të futbollit në Evropë aktualisht ka faturat më shumë të hyra nga shitja e biletave?

Më poshtë i gjeni 20 klubet e para që kanë fituar më shumë – Club Licensing Benchmarking të UEFA –s.

Dy vendet e para janë për klubet spanjolle, Real Madrid dhe Barcelona. Por kjo ishte e lehtë e parashikueshme duke marr parasysh sa të mëdha janë stadiumet Camp Nou dhe Bernabeu.

Sidoqoftë, ja në klub që mban një vend interesant. Pavarësisht se ka një kapacitet prej 42,000, Chelsea është në vendin e nëntë në listë. Athletic Bilbao është tjetër befasi, pasi mban vendin e 13-in dhe shpesh shesin të gjitha 53,000 ulëset në San Mames Stadium.

West Ham janë kritikuar shpesh për kalimin në stadiumin e ri, por shitjet e biletave të tyre dëshmon se lëvizja nga Upton Park ka qenë e dobishme.

Eintracht Frankfurt, Celtic dhe Lyon janë në listë po ashtu. Befasi është mbetja jashtë e Interit, por përfitimet nuk janë aq të mëdha për shkak të çmimit të ulët të biletave.

#20 AC Milan | €37m (£32m/$41m)

#19 Lyon | €37m (£32m/$41m)

#18 West Ham | €38m (£33m/$42m)

#17 Eintracht Frankfurt | €41m (£35m/$46m)

#16 Celtic | €42m (£36m/$47m)

#15 Roma | €42m (£36m/$47m)

#14 Borussia Dortmund | €42m (£36m/$47m)

 #13 Athletic Club | €47m (£40m/$52m)

 #12 Atletico Madrid | €57m (£49m/$64m)

 #11 Juventus | €58m (£50m/$65m)

 #10 Man City | €64m (£55m/$71m)

 #9 Chelsea | €76m (£65m/$85m)

 #8 Tottenham | €80m (£69m/$89m)

 #7 Liverpool | €90m (£77m/$100m)

 #6 Paris Saint-Germain | €100m (£86m/$111m)

 #5 Man Utd | €107m (£92m/$119m)

 #4 Arsenal | €112m (£96m/$125m)

 #3 Bayern Munich | €122m (£104m/$136m)

 #2 Real Madrid | €146m (£125m/$163m)

 #1 Barcelona | €164m (£140m/$183m)

/Telegrafi/

Exit mobile version