Site icon Telegrafi

Sot hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës

Sot (e premte) në selinë e UEFA-s në Nyon do të hidhet shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Shorti i sotëm do të fillojë me shortin e Ligës së Kampionëve, i cili është planifikuar për në mesditë apo më saktë nga ora 12:00.

Në raundin e 1/8-tës do të luajnë klube si Club Brugge, Bayern Munich, Benfica, Feyenoord, Borussia Dortmund, Paris Saint-Germain, PSV Eindhoven dhe Real Madrid.

Këto skuadra iu bashkuan Liverpoolit, Barcelonës, ​​Arsenalit, Interit, Atletico Madridit, Bayer Leverkusen, Lille dhe Aston Villa përmes fazës ‘play-off’ të kësaj gare.

 

Çiftet e mundshme për fazën e 1/8-tës janë:

Liverpool ose Barcelona vs Benfica ose PSG

Aston Villa ose Lille vs Club Brugge ose Borussia Dortmund

Real Madrid ose Bayern Munich vs Atletico Madrid ose Bayer Leverkusen

Arsenal ose Inter vs Feyenoord ose PSV


Ndeshjet e para të fazës së 1/8-tës do të luhen më 4 dhe 5 mars, ndërsa ato të kthimit më 11 dhe 12 mars.

Nga ana tjetër, me të njëjtin parim do të kryhet edhe shorti i çifteve në Ligën e Evropës dhe Ligën e Konferencës.

Ky short pritet të fillojë pas atij të Ligës së Kampionëve, teksa ndeshjet e para të kësaj faze janë planifikuar të zhvillohen më 6 mars, ndërsa ato të kthimit më 13 mars. /Telegrafi/

Exit mobile version