Telegrafi

Shfaqet lista e dëshirave dhe buxheti i transferimeve të Ten Hag te Man Utd, 12 lojtarë do të largohen

Erik ten Hag do të bëjë ndryshime të mëdha në muajt e parë të mbretërimit të tij në Old Trafford dhe përveç transferimeve të reja, deri në 12 lojtarë pritet të largohen nga klubi këtë verë.

Ten Hag është emëruar zyrtarisht sot (e enjte) si trajner i ri i Manchester Unitedit, duke nënshkruar marrëveshje trevjeçare me mundësi vazhdimi edhe për një sezon.

Sipas The Guardian, holandezit Ten Hag i është dhënë fjala e fundit për çdo biznes transferimi dhe me skuadrën që nuk po luan mirë, thashethemet tashmë po qarkullojnë rreth përforcime të mundshme në skuadër.

Lexo po ashtu “Nder dhe emocion i madh, e njoh historinë e klubit”, fjalët e para të Ten Hag si trajner i Man Utd

Tani, një listë e transferimeve dhe largimeve veçse është shfaqur në rrjetet sociale.

Sipas The Mirror, gjashtë lojtarë – Paul Pogba, Edinson Cavani, Nemanja Matic, Jesse Lingard, Juan Mata dhe Lee Grant – janë të gjithë jashtë kontratës këtë verë dhe për këtë arsye do të largohen.

Përveç këtyre, Ten Hag mund të lejojë gjithashtu emra si Anthony Martial, Marcus Rashford, Phil Jones, Alex Telles, Aaron Wan-Bissaka dhe Eric Bailly të largohen në verë për të nisur një revolucion të ri në Old Trafford.

Lexo po ashtu Man Utd do të ndahet përfundimisht me gjashtë lojtarë këtë verë

Por, kë do të kërkojë të sjellë Ten Hag për të forcuar skuadrën e tij të United?

Sipas të njëjtit raport, Unitedi thuhet se është i interesuar për reprezentuesit e Anglisë, Harry Kane dhe Declan Rice, megjithëse këto transferime mund të fshijnë me lehtësi buxhetin e transferimeve prej 200 milionë funtesh.

Opsionet më realiste dhe më të lira përfshijnë sulmuesin e Benficës, Darwin Nunez, i cili ka qenë në formë të mirë për skuadrën portugeze këtë sezon, duke shënuar 31 gola në 37 ndeshje në të gjitha garat.

Lexo po ashtu Man Utd identifikon anglezët Kane dhe Rice si transferime ëndrrash gjatë verës

Mesfushori i Wolves, Ruben Neves, një tjetër emër që është lidhur me një lëvizje në Old Trafford në të kaluarën, përmendet gjithashtu në raport pasi Ten Hag kërkon të forcojë fushat kryesore të skuadrës.

Gjithçka që dimë është se Erik ten Hag ka një punë serioze në duart e tij me drejtimin e Djajve të Kuq.

Të martën mbrëma, pas humbjes së turpshme 4-0 të klubit ndaj Liverpoolit, trajneri i përkohshëm Ralf Rangnick pranoi se United ishte gjashtë vjet pas ekipit të Jurgen Klopp dhe se ekipi nga Old Trafford ka nevojë për gati 10 transferime. /Telegrafi/