Ceremonia e ardhshme e Topit të Artë do të zhvillohet vetëm vjeshtën e ardhshme, pasi për vitin 2023 sapo ka përfunduar dhe Lionel Messi ka fituar për herë të tetë çmimin më të vlefshëm individual për futbollistë.
Megjithatë, gjëja e rëndësishme është se sezoni 2023/24 është tashmë në ecje të plotë dhe tanimë janë 10 lojtarë që kanë hedhur bazat për suksesin e tyre individual.
Padyshim që do të jetë një garë shumë e madhe edhe vitin e ardhshëm ku shumë lojtarë janë duke shfaqur formë fantastike këtë edicion.
Favoriti kryesor është padyshim Jude Bellingham i cili ka pasur një nisje fantastike të sezonit me Real Madridin ku në 13 ndeshje ka realizuar 13 gola dhe ka asistuar në tre të tjerë.
Sigurisht që do të ketë ndikim të madh për futbollistët edhe trofetë që do të fitojnë me klubet e tyre ose me kombëtaret, por për momentin Bellingham i prinë listës.
Më poshtë është lista me top 10 favoritët për ta fituar Topin e Artë në vitin 2024:
1. Jude Bellingham
Anglezi , i cili pritej të ishte një mesfushor i gjithanshëm në Real Madrid, thjesht nuk mund të ndalojë së shënuari – dhe ai e bën këtë në momente vendimtare.
20-vjeçari mund të bëhet mesfushori i parë që fiton çmimin që nga Luka Modric në 2018. Për ta bërë të mundur, ai duhet të vazhdojë të shënojë – dhe mundësisht të triumfojë edhe në Euro 2024.
2. Erling Haaland
Pavarësisht një fillimi relativisht të ngadaltë të sezonit, norvegjezi tashmë ka 11 gola në vetëm 10 paraqitje në Ligën Premier.
Kjo mund të jetë një tjetër fushatë rekord për Haaland, i cili ka nevojë që Manchester City të përsërisë suksesin e sezonit të kaluar.
3. Kylian Mbappe
Francezi ka 12 gola në 12 ndeshje për PSG, duke përfshirë një dygolësh kundër Milanit në Ligën e Kampionëve.
Nëse 24-vjeçari vazhdon të shfaqë formën e tij më të mirë dhe të impresionojë me Francën në Euro, Topi i Artë i shumëpritur do t’i afrohej më shumë.
4. Harry Kane
Superylli anglez tashmë ka 14 gola dhe 7 asistime në vetëm 13 paraqitje për Bayern Munich, kjo është një përshtatshmëri e klasit të lartë.
Të luash për Bayernin dhe ekipin kombëtar të Anglisë në sezonin e euros, të bën menjëherë një kandidat të fortë për të konkurruar për Topin e Artë.
5. Mohamed Salah
Liverpooli duket sërish mahnitës, pjesërisht falë formës mbresëlënëse të egjiptianit .
Sulmuesi ka shënuar 14 gola në 13 ndeshje këtë sezon. Problemi i vetëm i madh është se ai luan në Ligën e Evropës dhe nuk mund të marrë pjesë në Euro 2024.
6. Antoine Griezmann
7. Bukayo Saka
8. Lautaro Martinez
9. Rodri
10. Leroy Sane. /Telegrafi/