Telegrafi

Nga Man City te Real Madridi, PSG dhe Arsenal – Klubet me të ardhurat më të larta në sezonin 2021/22

Kompania hulumtuese rreth bizneseve, Deloitte ka publikuar listën e fundit me klubet që fituan më shumë para sezonin e kaluar 2021/22 dhe kësaj liste jo çuditërisht i prinë Manchester City, i cili pasohet nga Real Madridi.  

Liga Premier apo klubet anglez dominojnë qartësisht në renditje, ndërsa pas tyre vijnë ato spanjolle, italiane, gjermane dhe franceze.

Manchester City përsërit edhe një sezon tjetër si skuadra që dominon në të ardhurat më të larta brenda një sezoni.

Kampioni i Ligës Premier e mbylli sezonin 2021/22 me 731 milionë euro fitime, përpara Real Madridit që rriti të ardhurat e tij në krahasim me 2020/21, me rreth 714 milionë euro fitime.

 

Në vendin e tretë renditet Liverpooli, në të katërtin Manchester Unitedi, ndërsa pas tyre vijnë Paris Saint-Germain, Bayern Munich dhe Barcelona, e cila është në vendin e shtatë.

Chelsea renditet i teti në listën, Tottenham Hotspur në pozitën e nëntë, ndërsa Arsenali komplet dhjetëshen.

Pas tyre vijnë skuadra tjera të mëdha si Juventusi në vendin e 11-të, Interi në të 14-tin, Milani në pozitën e 16-të dhe Newcastle United që mbyll ‘top 10’.

Renditja e klubeve me të ardhurat më të larta gjatë 2021/22

20.Newcastle United (212.3 milionë euro)

19.Everton (213.3 milionë euro)

18.Leeds United (223.4 milionë euro)

17.Leicester City (252 milionë euro)

16.AC Milan (264.9 milionë euro)

15.West Ham United (301 milionë euro)

14.Inter (308.4 milionë euro)

13.Borussia Dortmund (356.9 milionë euro)

12.Atletico Madrid (393.9 milionë euro)

11.Juventus (400.6 milionë euro)

10.Arsenal (433.5 milionë euro)

9.Tottenham Hotspur (523 milionë euro)

8.Chelsea (568.3 milionë euro)

7.Barcelona (638.2 milionë euro)

6.Bayern Munich (653.6 milionë euro)

5.Paris Saint-Germain (654.2 milionë euro)

4.Manchester United (688.6 milionë euro)

3.Liverpool (701.7 milionë euro)

2.Real Madrid (713.8 milionë euro)

1.Manchester City (731 milionë euro)

/Telegrafi/