Telegrafi

Nga Maguire te Van Dijk, Dias dhe Militao – 10 qendërmbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e futbollit

Vitet e fundit kanë bërë që klubet evropiane të paguajnë çmime astronomike për transferimin e qendërmbrojtësve, gjë që nuk ndodhte në të kaluarën, pasi ky pozicion nuk llogaritej si vendimtar në formacion.

Të pakta duken më 30 milionë eurot që Real Madridi i pagoi Portos për Pepen në verën e vitit 2007 me një çmim që tronditi të gjithë.

Ishin vite të ekstravagancës së pajustifikuar për pozicionin qendror, si 22 milionët e paguara për Jonathan Woodgate dhe gjithashtu për Walter Samuel në vitin 2004, të kombinuara me lëvizje të tjera të suksesshme si ajo e Sergio Ramos nga Sevilla në vitin 2005 për 27 milionë euro.

Barcelona gjithashtu alternoi zhgënjimet e herëpashershme në atë dekadë të parë të viteve 2000, kur solli Chigrinskyn për 25 milionë në vitin 2009, por pati sukses kur mori Gerard Pique në vitin 2008 për vetëm pesë milionë euro.

Megjithatë, kohët kanë ndryshuar dhe sot ato çmime duken të mjerueshme në krahasim me ato aktuale. Sot qendërmbrojtësi është një figurë thuajse kryesore dhe klubet janë të afta të paguajnë për ta si për një golashënues.

Gazeta Mundo Deportivo ka publikuar një artikull me 10 qendërmbrojtësit më të shtrenjtë në historinë e futbollit sipas shumave fikse dhe të dhënave nga faqja e specializuar Transfermarkt.

Manchester City, me tre lojtarë, kryeson renditjen e qendërmbrojtësve më të shtrenjtë në histori, i ndjekur nga Manchester Unitedi dhe Bayerni në një listë që përfshin edhe Real Madridin.

Lexo po ashtu Investimet marramendëse të Bayern Munich në mbrojtje: Miliona euro të harxhuara, blerjet e mëdha të klubit janë vetëm në këtë repart

Harry Maguire e hap listën me 87 milionë eurot që Unitedi pagoi për të në verën e vitit 2019, ndërsa e mbyll Eder Miliato si mbrojtësi më i paguar nga një skuadër e La Ligas.

Matthijs de Ligt mund të ishte dy herë në këtë listë pas shitjes te Bayern Munichu për 67 milionë euro plus 10 milionë bonuse, por gazeta katalunase e ka llogaritur vetëm transferimin e parë nga Ajaxi te Juventusi.

1.Harry Maguire – 87 milionë euro (Leicester City – Man Utd)

2.Matthijs de Ligt – 85.5 milionë euro (Ajax – Juventus)

3.Virgil Van Dijk – 84.6 milionë euro (Southampton – Liverpool)

4.Lucas Hernandez – 80 milionë euro (Atletico Madrid – Bayern Munich)

5.Ruben Dias – 68 milionë euro (Benfica – Man City)

6.Aymeric Laporte – 65 milionë euro (Athletic Bilbao – Man City)

7.Ben White – 58.5 milionë euro (Brighton – Arsenal)

8.Lisandro Martinez – 57.3 milionë euro (Ajax – Man Utd)

9.John Stones – 55.6 milionë euro (Everton – Man City)

10.Eder Militao – 50 milionë euro (Porto – Real Madrid)

/Telegrafi/