Site icon Telegrafi

Lionel Messi kishte vetëm shtatë vota më shumë se Van Dijk në garën për Topin e Artë

Lionel Messi e ka fituar të gjashtë Top të Artë në karrierë të hënë, duke e mposhtur në një konkurrencë të ngushtë mbrojtësin e Liverpoolit, Virgil van Dijk.

Rezultatet tashmë janë zyrtare dhe shihet që fituesi është zgjedhur në një garë të ngushtë.

Kapiteni i Barcelonës, ka pasur 686 pikë, vetëm shtatë më shumë se holandezi që kishte 679 pikë.

Cristiano Ronaldo ishte i treti në listë por shumë prapa, me vetëm 476 pikë.

I katrërti më i votuari ishte Sadio Mane me 347 pikë.


Top më të votuarit për Topin e Artë 2019

  1. Lionel Messi – 686 pikë
  2. Virgil van Dijk – 679
  3. Cristiano Ronaldo – 476
  4. Sadio Mane – 347
  5. Mohamed Salah – 178
  6. Kylian Mbappe – 89
  7. Alisson Becker – 67
  8. Robert Lewandowski – 44
  9. Bernardo Silva – 41
  10. Riyad Mahrez – 33

 /Telegrafi/

Exit mobile version