Në futboll, posaçërisht në atë modern duhet të shpenzosh shumë që të fitosh diçka.
Të gjithë e dimë së në vitet e fundit ka qenë Manchester City apo Paris Saint-Germain klubet që e kanë dominuar tregun e transferimeve në vitet e fundit, por kështu nuk ka qenë gjithmonë.
Marca ka publikuar një grafikë interesante me të dhënat nga BetGoat rreth shpenzimeve të klubeve të futbollit në 28 vitet e fundit.
Në sezonin 1991/92 ishte Barcelona ajo që dominonte, por që u parakalua shpejtë nga Juventusi, e pastaj nga Milani. Por, ajo që është paska befasuese është dominimi i Interit nga sezoni 1997/98 deri në 2004/05.
Viti 2004 duket se ishte pika e ndryshimit, Chelsea u fut fuqishëm në tregun e transferimeve për ta ndryshuar atë pastaj krejtësisht në të ardhmen.
Blutë e mbajtën vendim e parë deri në 2007/08, pastaj ishte koha që Real Madridi të dominonte, teksa në prapavijë Man City po shpenzonte fuqishëm dhe në sezonin 2016/17 klubi anglez mori primatin për shpenzime, gjë që e mban ende kësaj dite me 1.3 miliard euro. /Telegrafi/
https://twitter.com/BetGoatUK/status/1106873693492391936