Telegrafi

Ibrahimovic zgjedh 11-shen më të mirë me bashkëlojtarët që ka luajtur, emëron edhe veten pjesë të formacionit

Zlatan Ibrahimovic e ka emëruar veten në një 11-she apo formacion të të gjitha kohërave nga të gjithë lojtarët me të cilët ka luajtur gjatë karrierës së tij, në klube të ndryshme.

Pas një karriere të pabesueshme për shumë nga skuadrat më të mira në botë, koha e Ibrahimovicit si futbollist mori fund në fundjavë.

Sulmuesi i Milanit ishte në një humor çuditërisht emocional teksa përfundoi karrierën e tij me kuqezinjtë pas fitores kundër Hellas Verona të dielën.

Lexo po ashtu Tifozët e Milanit bënë që Ibrahimovic mos t'i ndalë lotët

Karriera e suedezit e pa atë të fitonte tetë tituj radhazi të ligës me Ajaxin, Juventusin, Interin, Barcelonën dhe Milanin, përpara se seria e tij të prishej.

Ai fitoi katër tituj të tjerë të ligës me PSG-në përpara se të shkonte në Ligën Premier te Manchester United, ku nuk e fitoi ligën.

Kthimi i tij në San Siro e ndihmoi Milanin të fitonte titullin e parë të ligës në 11 vjet, që ndodhi për sa kohë ai kishte qenë larg.

Formacioni i Ibrahimovicit

Në një intervistë për Sky Italia, Ibra zgjodhi një 11-she të të gjitha kohërave nga shumë klube brilante për të cilat ai kishte luajtur bazuar vetëm në lojtarët me të cilët kishte luajtur, dhe natyrisht ai ishte në krye të sulmit.

Vlen të theksohet se nuk ka në listë asnjë lojtarë që kanë shoqëruar sulmuesin gjatë kohës së tij në Old Trafford, edhe pse aty fitoi Ligën e Evropës dhe Kupën e Ligës.

Ajo që është pak më shumë befasi është emërimi i Lionel Messit në skuadër, ndërkohë që nuk ka dyshim se sa i mirë është shtatë herë fituesi i Topit të Artë, ai nuk kishte raporte të mira me Ibrahimovicin.

Ibrahimovic zgjodhi Gianluigi Buffon (Juventus) në portë dhe një mbrojtje të formuar nga Lilian Thuram (Juventus), Thiago Silva (Milan), Alessandro Nesta (Milan) dhe Maxwell, me të cilin luajti te Ajaxi, Inter, Barcelona dhe PSG.

Treshja e mesfushës formohet nga Patrick Vieira me të cilin luajti te Juventusi dhe Interi, Xavi (Barcelona) dhe Pavel Nedved (Juventus).

Në sulm, Ibrahimovici, përveç vetes dhe Messin, zgjodhi edhe dhe Ronaldinhon për kohën e kaluar së bashku te Milani.

Në bankën rezervë suedezi zgjodhi emra lojtarësh si Julio Cesar, Andres Iniesta, Fabio Cannavaro, Gennaro Gattuso dhe Clarence Seedord, ndërsa për çudi nuk shihet askund emri i legjendave si Javier Zanetti, Alessandro Del Piero dhe Carles Puyol. /Telegrafi/