Site icon Telegrafi

Golashënuesit më të mirë të vitit 2018 – Messi i pari, Ronaldo e Lewandowski pas tij

Ylli argjentinas i Barcelonës, Lionel Messi e ka mbyllur vitin 2018 si golashënuesi kryesor për me golat e shënuara me skuadrën e tij dhe kombëtaren.

Edhe viti 2018 ka sjell një garë të madhe për golashënuesin më të mirë të gjithë vitit kalendarik.

Gara edhe kësaj radhe ishte e ngushtë dhe në fund e fitoi ylli argjentinas, Messi, me dy gola më shumë se rivali i tij i madh Cristiano Ronaldo.

Messi dhe Ronaldo edhe në vitin 2018 kanë qenë makineri golash

Në vendin e tretë përfundoi polaku i Bayern Munichut, Robert Lewandowski, ndërsa vendi i katër i takoi Mohamed Salah.

Telegrafi më poshtë ua sjell ‘top 10’ golashënuesit më të mirë të vitit, me golat e shënuara për skuadra dhe kombëtare.

1.Lionel Messi – Barcelona dhe Argjentina

Messi ka shënuar gjithsej 51 gola në vitin kalendarik nga 54 ndeshjeve të zhvilluara.
Argjentinasi ka shënuar 42 gola për Barcelonën dhe nëntë për kombëtaren.

2.Cristiano Ronaldo – Real Madrid, Juventus dhe Portugali

Ronaldo ka arritur të shënojë 49 gola brenda vitit kalendarik 2018 në gjithsej 53 ndeshje të zhvilluara. Portugezi ka shënuar 37 gola me skuadrat e tij, Real Madridin dhe Juventusin, ndërsa 12 gola kanë ardhur me kombëtaren.

3.Robert Lewandowski – Bayern Munich dhe Poloni

Lewandowski është golashënuesi i tretë më i mirë i vitit 2018 me 46 gola nga 57 ndeshje të zhvilluara.
Polaku ka shënuar 42 gola me Bayernin dhe katër me kombëtaren.

4.Mohamed Salah – Liverpool dhe Egjipt

Salah ka arritur të shënojë gjithsej 44 gola nga 56 ndeshje të zhvilluara gjatë vitit 2018.
Egjiptiani ka shënuar 37 gola për Reds dhe shtatë për kombëtaren.

5.Harry Kane – Tottenham Hotspur dhe Angli

Kane e ka mbyllur vitin 2018 si golashënuesi i pestë më i mirë në botë me gjithsej 42 gola të shënuara nga gjithsej 63 ndeshje.
Anglezi ka shënuar 34 gola me Tottenhamin dhe tetë me kombëtaren.

6.Antoine Griezmann – Atletico Madrid dhe Francë

Griezmann ka arritur të shënoj 40 gola nga gjithsej 71 ndeshje të zhvilluara gjatë vitit 2018.
Francezi ka shënuar 33 gola me Atleticon, ndërsa shtatë tjera kanë ardhur me kombëtaren.

7.Luis Suarez – Barcelona dhe Uruguai

Suarez ka mbyllur vitin 2018 me gjithsej 38 gola të shënuara nga 61 ndeshje.
Uruguaiani ka shënuar 32 gola me Barcelonën dhe gjashtë me kombëtaren.

8.Neymar – Paris-Saint Germain dhe Brazil

Neymar ka shënuar 34 gola nga 42 ndeshje të zhvilluara në vitin kalendarik 2018.
Braziliani ka shënuar 27 gola me PSG-në dhe shtatë tjera me kombëtaren.

9.Edinson Cavani – Paris Saint-Germain dhe Uruguai

Cavani gjithashtu ka arritur të shënoj 34 gola në vitin kalendarik 2018, por nga 51 ndeshje të zhvilluara.
Uruguaiani ka shënuar 28 gola me PSG-në dhe gjashtë gola me kombëtaren.

10.Kylian Mbappe – Paris-Saint Germain dhe Francë

Mbappe po ashtu ka shënuar 34 gola nga 60 ndeshje të zhvilluara në vitin 2018.
Francezi ka shënuar 25 gola me PSG-në dhe nëntë tjera me kombëtaren.

/Telegrafi/

Exit mobile version