Telegrafi

Goal.com zgjedh formacionin me lojtarët më të mirë në pesë ligat kryesore evropiane, asnjë lojtar i kampionëve francez dhe gjerman

(Fotomontazh: Marca)

Ka përfunduar sezoni 2018/2019 në top pesë ligat evropiane, derisa ishim dëshmitarë të një edicioni përplot befasi.

Manchester City u shpall kampion me vetëm një pikë diferencë nga Liverpooli, gjersa një dramë pothuajse u zhvilluar edhe në Gjermani, aty ku Bayern Munich e fitoi titullin në xhiron e fundit ndaj Borussia Dortmundit.

Juventusi dhe Paris-Saint-Germaini e mbyllën çështjen e kampionit disa javë më parë, duke mos u rrezikuar asnjëherë nga kundërshtarët në ligë.


Barcelona e kishte paksa më të vështirë triumfin në La Liga, por në xhirot e fundit krijoi një distancë ndaj Atletico Madridit (11 pikë) dhe Real Madridit (19 pikë).

Goal.com ka përpiluar një formacion me lojtarë që kishin paraqitje më të mirë në top pesë ligat evropiane. Ky formacion i mediumit anglez dominohet nga lojtarët e Liverpoolit (tre), të ndjekur nga Manchester City dhe Barcelona me nga dy.

PSG dhe Bayern Munich edhe pse janë shpallur kampion në kampionatet e tyre, nuk e kanë asnjë lojtarë në formacion. /Telegrafi/ 


Formacioni i Goal: Jan Oblak; Tren Alexander-Arnold, Virgil Van Dijk, Gerard Pique, Andy Robertson; Bernardo Silva, Axel Witsel, Eden Hazard; Cristiano Ronaldo, Sergio Aguero, Lionel Messi.


/Telegrafi/