Site icon Telegrafi

Formacioni më i shtrenjtë me lojtarët pjesëmarrës në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

(Foto: Getty Images/Guliver/Instagram)

Faqja e specializuar për informacionet të futbollit, Transfermarkt, e ka përpiluar formacionin më të shtrenjtë të lojtarëve pjesëmarrës në çerekfinale të edicionit të sivjetmë të Ligës së Kampionëve.

Ky njëmbëdhjetësh është publikuar në faqen zyrtare në Instagram, ndërsa fillon me portierin e Barcelonës, Marc-Andre ter Stegen, i cili vlerësohet 80 milionë euro.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Liga e Kampionëve

mbrojtje janë Jordi Alba (70 milionë euro), Matthjis de Ligt (70 milionë euro), Virgil van Dijk (75 milionë euro) dhe Joao Cancelo (55 milionë euro).

Mesfusha përbehet nga Frenkie de Jong (75 milionë euro), Paul Pogba (90 milionë euro) dhe Kevin de Bruyne (150 milionë euro).

Në fazën ofensive ndodhen Ousmane Dembele (120 milionë euro), Lionel Messi (160 milionë euro) dhe Harry Kane (150 milionë euro).

Përpilimi i këtij formacioni është bërë duke u bazuar në vlerën aktuale të këtyre lojtarëve në treg. /Telegrafi/

Exit mobile version