Ylli i Barcelonës, Lionel Messi, është ndoshta dribluesi më i madh në historinë e futbollit.
Kur sulmuesi argjentinasi ka topin në këmbë, ai duket sikur është i ngjitur, ndërsa ai kalon lehtësisht lojtarët kundërshtarë.
Legjenda e Barcelonës është një nga lojtarët e paktë në botë që nuk ka nevojë për driblime të mëdha për të kaluar kundërshtarët e tij pasi prania e tij dhe lëvizja e trupit janë më se të mjaftueshme.
Kësisoj, nuk është për t’u habitur që gjashtë herë fituesi i Topit të Artë është dribluesi më i efektshëm në futbollin botëror që nga fillimi i sezonit 2006/07.
Por, numrat e tij në vendin e parë janë të jashtëzakonshëm. Në total, Messi ka përfunduar 1.880 driblime të suksesshme, që është një shumë absolutisht e frikshme.
Lojtari më i afërt nga Messi është ylli i Real Madridit, Eden Hazard, me belgun që ka përfundon suksesshëm 1.220 driblime, apo 660 më pak se Messi.
Në vendin e tretë gjendet francezi Franck Ribery, Andres Iniesta i teti, ndërsa Neymar për çudi në vendin e 10-të.
Ylli i Juventusit, Cristiano Ronaldo renditet i pesti me 816 driblime të suksesshme, duke pasur plot 1.064 driblime më pak se rivali i urryer i tij, Messi.
Më poshtë keni listën dhe numrat e dhjetë dribluesve më të mirë:
/Telegrafi/