Sipas tij, policia kufitare e Malit të Zi, është duke hyrë në brendi të territorit të Kosovës, duke shtuar se është në kontakt të vazhdueshëm më banorët e asaj ane dhe po e informojnë për atë se çfarë po ndodh atje.

“Kam informata se nuk ekziston një dokument origjinal, por një kopje e dokumentit në të cilin është përcaktuar vija kufitare. Ne si deputet ende nuk kemi marrë asgjë zyrtare rreth përcaktimit të vijës kufitare”, ka thënë Kelmendi.


Ai ka thënë se nuk e di nëse është në dijeni kryeministri dhe institucionet tjera të Kosovës se dokumenti në të cilin përcaktohen kufijtë e Kosovës, sipas vitit 1974, është kopja dhe jo origjinali.

“Unë qysh në vitin 2011, në mars, e kam ngritur këtë çështje si shqetësim, por që kjo fatkeqësisht vetëm tash vonë është aktualizuar. Kjo problematikë nuk duhet të mbesë edhe gjatë e pazgjidhur”, ka theksuar Kelmendi.

Ai ka folur edhe për mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të jashtëzakonshme, duke theksuar se zgjedhjet janë zgjidhja më e mirë për të dalë nga ngërçi politik i krijuar në vend. /Telegrafi/