Telegrafi

Zyrtare: Diego Simeone është trajneri më i mirë në botë për vitin 2016

Instituti Ndërkombëtar i Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) ka zgjedhur Diego Simeonen si trajnerin më të mirë në botë për vitin 2016.

Trajneri i Atleticos gjendet në vendin e parë në saje të 113 pikëve ndërsa ka lënë pas trajnerin e Real Madridit, Zinedine Zidane që ka marrë 108 pikë.

Vendin e tretë e zotëron trajneri i kampionit anglez të Leicester Cityt,  Claudio Ranieri që ka 86 pikë.

Vlen të theksohet se pas dështimit me të vitit të kaluar me Chelsean, Jose Mourinho nuk gjendet as në top-dhjetëshe. /Telegrafi/

Kjo është lista me 10 trajnerët më të mirë në botë në rang klubesh:

1 – Diego Simeone (Atletico Madrid): 113 pikë
2 – Zinedine Zidane (Real Madrid): 108 pikë
3 – Claudio Ranieri (Leicester City): 86 pikë
4 – Pep Guardiola (Bayern Munich/FC Manchester City): 62 pikë
5 – Unai Emery (Sevilla/Paris SG): 38 pikë
6 – Luis Enrique (Barcelona): 24 pikë
7 – Jurgen Klopp (Liverpool): 16 pikë
8 – Mauricio Pochettino (Tottenham Hotspur): 15 pikë
9 – Massimiliano Allegri (Juventus): 6 pikë
10 – Pitso Mosimane (Mamelodi Sundowns): 5 pikë