UEFA thuhet se është e përgatitur të ndërmarrë ‘veprim të ashpër disiplinor’ kundër klubeve të Superligës Evropiane, por tashmë janë afër marrëveshjeve me ekipet që u larguan nga ideja dhe jetësimi i garës.
Është raportuar që në 10 ditët e fundit janë parë bisedime të shumta në prapaskenë me 12 klubet e shkëputura për të shkëmbyer një sanksion më të lehtë për një angazhim zyrtar për të lënë përfundimisht projektin e Superligës Evropiane.
Sipas mediumit ESPN, Arsenali, Atletico Madridi, Chelsea, Liverpooli, Manchester City, Manchester Unitedi dhe Tottenham Hotspur tashmë kanë arritur një ‘mirëkuptim’ me UEFA-n.
Interi gjithashtu besohet se është afër një marrëveshje, pasi ata ishin të parët nga italianët që u larguan nga ideja e themelimit të Superligës Evropiane.
Kjo lë vetëm Juventusin, Milanin, Real Madridin dhe Barcelonën, të cilët mund të bëhen një shembull i UEFA-s nëse vazhdojnë t’i qëndrojnë idesë së Superligës.
UEFA are ready to pursue severe disciplinary action against clubs who signed up to the Super League and have yet to sufficiently distance themselves from the project, multiple sources familiar with the situation have told @Marcotti and @moillorens. https://t.co/nYECGcrW5Z
— ESPN FC (@ESPNFC) May 5, 2021
Kjo mund të shkojë aq larg sa të përfshijë ndëshkime të rënda financiare dhe madje edhe përjashtim nga garat e UEFA-s për një ose dy vjet.
Kjo mund të jetë arsyeja pse Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, foli gjatë të mërkurës për media, duke u kërkuar të gjithëve që të bëjnë një hap prapa.
“Ne duhet të shmangim të folurit për një luftë kur flasim për futbollin dhe kur bota po vuan nga një pandemi e paparë”.
“Disa veprime duhet të kenë pasoja dhe të gjithë duhet të marrin përgjegjësi, por gjithmonë duhet të keni kujdes kur flisni për sanksione”.
“Ndëshkimi i një klubi është gjithashtu ndëshkimi i lojtarëve, trajnerëve dhe tifozëve, të cilët të gjithë nuk kishin asnjë lidhje me këtë”, ka thënë Infantino. /Telegrafi/
UEFA have confirmed an agreement with 7 of the 12 clubs. https://t.co/Tex0x7gdhv
— SPORTbible (@sportbible) May 5, 2021