Site icon Telegrafi

Talenti i madh krahasohet me Ibrahimovicin, kërkohet nga 16 skuadra evropiane (Foto/Video)

Suedia është duke ndërruar gjeneratën e saj, por si duket ka një të ardhme të madhe.

Talenti i jashtëzakonshëm, Alexander Isak ka bërë shumë skuadra të njohura për vete.

Një muaj më parë ai ka mbushur 17 vite, por këtë edicion ka zhvilluar 22 ndeshje në elitën e futbollit suedez me skuadrën AIK.

Isak duke festuar një nga golat e tij me fanellën e AIK-ut

Isak ka shënuar nëntë gola këtë edicion derisa ka dhuruar edhe një asistim direkt.

Por forma e tij e mirë këtë edicion, ka bërë që ai të krahasohet me legjendën suedeze, Zlatan Ibrahimovic.

I gjatë 1.90 centimetra, Isak ka shkëlqyer me ekipin e tij AIK, i cili gjendet në pozitën e dytë në elitën e futbollit suedez.

Për talentin e jashtëzakonshëm interesim kanë shprehur 16 skuadra të ndryshme evropiane.

Bayern Munich, Heerenveen, Roma, Inter, Borussia Dortmund, Villareal, Sunderland, Trabzonspor, Besiktas, Ajax, PSG, Barcelona, Real Madrid, Chelsea, Liverpool dhe Manchester United janë skuadrat që po e kërkojnë lojtarin.

Sipas medieve në Suedi, AIK është e gatshme ta lë të lirë yllin e saj për një shumë rreth 20 milionë euro. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=ibjjHz2pp5s

Exit mobile version