Telegrafi

Renditen top 10 klubet më të mira në botë – dominojnë ato nga Anglia

Manchester City është renditur si klubi më i mirë në botë, duke mposhtë një konkurrencë të ashpër, raporton FiveThirtyEight.

Në këtë garë, “Qytetarët” kanë arkëtuar 92.3 pikë, e që ishte një diferencë e ngushtë me Bayern Munichun që është në të dytin me 91.8.

Një diferencë e ngushtë edhe me Liverpoolin që ka marrë 90.5, e më pas vjen Paris Saint-Germain që ka marrë 88.7.

Lexo po ashtu Top 5 ligat evropiane: Parashikohet se kush do të shpallet kampion në secilin kampionat

Në vendin e pestë gjendet Real Madridi që edhe pse është kampion në La Liga e Ligën e Kampionëve, u vlerësua me vetëm 86.2.

Pas tyre vije Chelsea që ka marrë 85.7, gjersa Ajaxi vlerësohet me 84.8.

Barcelona është në vendin e tetë me 84.4, ndërsa Interi është në të nëntin me 82.2.

Lexo po ashtu Afati kalimtar veror 2022

Top dhjetëshen e mbyll Tottenhami që ka marrë 81.9.

Më pas vijnë klube si RB Leipzig, Atletico Madridi, Dortmund, RB Salzburg, Porto, Sporting, Arsenal Milan, Bayer Leverkusen dhe Villareal, që e përbëjnë top 20-shen.

*Këto vlerësime nga FiveThirtyEight janë nxjerr në bazë të numrit të golave të shënuara, fitoret e arkëtuara, barazime dhe humbje. Po ashtu, ndikim ka edhe niveli i kundërshtarëve të mposhtur, forma më e mirë e vazhduar për numrin e ndeshjeve, renditja e ligës në nivel botëror dhe deri kur kanë luftuar skuadrat për titull. /Telegrafi/

Foto: FiveThirtyEight/Prsc