Antonio Conte thuhet se dëshiron transferimin e pesë futbollistëve të rinj te Interi.
Interi ka nënshkruar para disa javës me Conten, i cili vjen si zëvendësim i Luciano Spallettit te stoli i Nerazzurrëve.
Ideja e drejtuesve dhe Contes është e qartë: duan ta kthejnë Interin në statusin e tyre të mëparshëm konkurrues në nivel evropian.
Sipas gazetës spanjolle AS, ish-trajneri i Juventusit dhe Chelseat tashmë ka etiketuar përforcimet e tij, janë plot pesë.
I pari në listë është Diego Godin, i cili pritet të vijë si lojtar i lirë nga Atletico Madridi, ndërsa nga Real Madridi synohet transferimi i Lucas Vazques dhe Mateo Kovacic.
Përveç tyre, Conte thuhet se pëlqen jashtë mase edhe italianin e Cagliarit, Nicolo Barella, ndërsa interesim të madh ka edhe për mesfushorin shqiptar të Arsenalit, Granit Xhaka.
Këta thuhet se janë pesë emrat e pëlqyer nga trajneri italian, ndërsa me Interit janë lidhur edhe shumë emra tjerë si Romelu Lukaku, Edin Dzeko dhe Elseid Hysaj. /Telegrafi/