Site icon Telegrafi

Nga Gvardiol, Bellingham dhe Barella – zbulohet lista e dëshirave me nëntë blerjet që synon Liverpooli

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka një listë të rëndësishme blerjesh të nëntë lojtarëve që dëshiron të nënshkruajë me ta gjatë afatit kalimtar të verës.

Pavarësisht një fitoreje të madhe me rezultat 7-0 ndaj Manchester United në fundjavë, Klopp dëshiron revolucion pas mbylljes së sezonit.

Gjermani është i vetëdijshëm se paraqitjet nuk kanë qenë mjaft të mira këtë sezon në tërësi, që do të thotë se shumë lojtarë mund të vijnë në Anfield.

Sipas mediumit Sky Germany, janë nëntë lojtarë në listën e blerjeve që Klopp dhe drejtuesit e Reds kanë etiketuar.

Këto dëshira përfshijnë yllin e RB Leipzig, Josko Gvardiol, Evan N’Dicka (Eintracht Frankfurt) dhe Jurrien Timber (Ajax), të cilët synohen për përforcimin e mbrojtjes.

Lexo po ashtu Liverpooli mendon për transferime të mëdha në verë, ka gati tre mesfushorë në listën e blerjeve

Jude Bellingham (Borussia Dortmund), Edson Alvarez (Ajax), Ismael Bennacer (AC Milan), Ruben Neves (Wolves), Youri Tielemans (Leicester City) dhe Nicolo Barella (Inter) që duan për përforcimin e mesfushës.

Klubi e sheh nënshkrimin e një mesfushori qendror dhe një qendërmbrojtës si prioritetet e tyre kryesore në afatin kalimtar veror. /Telegrafi/

Exit mobile version