Sot (e premte), në selinë e UEFA-s në Nyon të Zvicrës, me fillim nga ora 12:00, është hedhur shorti për fazën e 1/8-tës në Ligën e Kampionëve, teksa tashmë dihen edhe kundërshtarët e mundshëm të skuadrave për secilën fazë.
Shorti i sotëm ka filluar me shortin e Ligës së Kampionëve, i cili ka sjell shumë ndeshje të forta për fazën e 1/8-tës.
Ndeshjet më të zjarrta të kësaj faze janë ato mes Real Madrid-Atletico Madrid, Bayern Munich-Bayer Leverkusen dhe Paris Saint-Germain-Liverpool, ndërsa Barcelona, Interi dhe Arsenali ishin skuadra më me fat në këtë short.
Por, pas fazës së 1/8-tës, fituesit me cilën skuadër mund të përballet dhe si qëndron rruga e tyre deri në finale?
UEFA ka konfirmuar gjatë hedhjes së shortit se fituesi i përballjes PSV-Arsenal do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e takimit Real Madrid-Atletico Madrid.
Në këtë anë të shortit gjenden edhe çiftet Paris Saint-Germain-Liverpool dhe Club Brugge-Aston Villa, me fituesin që do të luajnë mes vete.
Pas kësaj, fituesit e këtyre dy çifteve të mundshme çerekfinale do të ndeshen në një ndeshje gjysmëfinale.
Në anën tjetër të shortit, anën e djathtë, fituesi i ndeshjen Benfica-Barcelona do të ndeshet në çerekfinale me fituesin e përballjes Borussia Dortmund-Lille.
Fituesi i derbit gjerman Bayern Munich-Bayer Leverkusen do të përballet në çerekfinale me fituesin e ndeshjes Feyeenord-Inter.
Edhe te kjo anë dy çifteve të mundshme çerekfinale do të ndeshen në një ndeshje gjysmëfinale dhe secila anë do ta dërgoj nga një skuadër në finalen e madhe.
Një gjë është e sigurt El Clasico nuk mund të kemi deri në finale, në rast se të dyja skuadrat arrijnë fitore deri atëherë. /Telegrafi/