Telegrafi

Nga 1 korriku i këtij viti, UEFA ndryshon rregullin për “Fair Play-in Financiar”

UEFA ka paralajmëruar që sa kohë se nga 1 korriku i këtij viti do të ndryshohet rregulli financiar.

Shtëpia e futbollit evropian tashmë ka para disa klube të shkelin rregullin kryesor të konkurrimit, ndërsa disa prej tyre i ka ndëshkuar.

Por, UEFA nuk ka treguar edhe aq dorë të hekurt kur janë në pyetje klubet si Paris Saint-Germain, Manchester City, Real Madrid, Chelsea, Barcelona e disa të tjera.

Lexo po ashtu Zyrtare: Britania e Madhe dhe Irlanda do të organizojnë Euro 2028

Por, nga 1 korriku i këtij vitit, sipas asaj që raporton New York Times, klubet nuk mund të shpenzojnë më shumë se 70 për qind e fitimeve vjetore për transferimin e lojtarëve.

Në të do te vlerësohen tashmë përveç çmimit të kartonit, edhe paga e lojtarit që i vendoset, komisioni i agjentëve dhe detaje të tjera që nuk përfshiheshin më përpara.

Në muajin maj. këto rregulla do të jenë më të qarta dhe do të ketë një deklaratë zyrtare nga UEFA. /Telegrafi/