Thuhet Real Madridi ka gjetur akordin me Monacon për Kylian Mbappen për 180 milionë euro (160 milionë fikse, plus 20 tjera si bonuse).
Në rast kjo realisht ndodh, atëherë kalimi i francezit te Los Blancos do jetë rekord i ri në futboll, pasi ai do bëhet transferimi më i madh në histori të futbollit.
Por, gjithmonë në pritje të Neymar dhe PSG-së që mund të ndodh për 222 milionë euro.
Aktualisht Paul Pogba nga Juventusi te Manchesteri është transferimi më i shtrenjtë (105 milionë euro), i ndjekur nga Cristiano Ronaldo (96 milionë), ku portugezi iu bashkua Realit nga Man Utd, transmeton Telegrafi.
Pas CR7 vjen shoku i tij, Gareth Bale me 91 milionë euro nga Tottenhami te Los Blancos.
Top pesëshja mbyllet nga Gonzalo Higuain me 90 milionë euro prej Napolit te Juventusi, kurse më poshtë keni listën e plotë: