Telegrafi

Këta janë 10-të futbollistët më të shtrenjtë të të gjitha kohërave (Foto)

Paul Pogba është futbollisti më i shtrenjtë i të gjitha kohërave në botën e futbollit.

Vlera e futbollistëve evropianë e ka arritur kulmin e çmimeve viteve të fundit, duke befasuar shumë kënd me marrëveshjet e bëra multi-milionëshe.

Lista e 10-të futbollistëve më të shtrenjtë në botë të të gjitha kohërave dominohet nga blerjet në gjashtë apo shtatë vitet e fundit, pasi deri në vitin 2009 marrëveshja më e shtrenjtë ishte ajo e vitit 2011, kur Zinedine Zidanes kaloi nga Juventusi te Real Madridi për 73.5 milionë euro, shkruan Telegrafi.

Megjithatë, rekordi absolut i transferimeve u thye pikërisht këtë vit me kalimin e mesfushorit francez, Paul Pogba, i cili kaloi nga Juventuesi te Manchester United për një shifër të deklaruar prej 110 milionë euro.

Vendi i dytë i takon Gareth Bale, ku transferimi i tij nga Tottenham te ‘Mbretërit’ kushtoi hiq më pak se 101 milionë euro, duke lënë pas vetes portugezin Ronaldo, që deri në atë kohë ishte transferimi më i shtrenjtë në botë dhe për klubin madrilen me 94 milionë euro.

Në listën prej futbollistëve që kanë kushtuar më shtrenjtë janë edhe Gonzalo Higuain, Neymar, Luis Suarez, James Rodriguez, Angel Di maria dhe Kevin De Bruyne. /Telegrafi/

1.Paul Pogba | Juventus – Manchester United | 2016 | 110 milionë euro  

2.Gareth Bale | Tottenham – Real Madrid | 2013 | 101 milionë euro

3.Cristiano Ronaldo | Manchester United – Real Madrid | 2009 | 94 milionë euro

4.Gonzalo Higuain | Napoli – Juventus | 2016 | 90 milionë euro

5.Neymar | Santos – Barcelona | 2013 | 88.2 milionë euro

6.Luis Suarez | Liverpool – Barcelona | 2014 | 81.7 milionë euro

7.James Rordiguez | Monaco – Real Madrid | 2014 | 75 milionë euro

7.Angel Di Maria | Real Madrid – Manchester United | 2014 | 75 milionë euro

9.Kevin De Bruyne | Wolfsburg – Manchester City | 2015 | 74 milionë euro

10.Zinedine Zidane | Juventus – Real Madrid | 2001 | 73.5 milionë euro