Telegrafi

Juve shpenzon më së shumti në rroga për sezonin 2018/19, lista e plotë e klubeve në Serie A

Cristiano Ronaldo (Foto: Getty Images)

Gazzetta dello Sport këtë të martë i ka kushtuar rëndësi shpenzimeve që klubet e Serie A bëjnë në rrogat e lojtarëve.

Për sezonin 2018/19 në total klubet e kampionatit elitar italian në rroga do të shpenzojnë 1.1 miliardë euro.

Vlera e rrogave në vitet e fundit (Foto: Gds)

Juventusi është klubi që paguan më së shumti lojtarët, Zonja e Vjetër për një sezon shpenzon 219 milionë euro në rroga, e ndjekur nga Milani (140 milionë), Interi (116 milionë) dhe Roma me 100 milionë euro.

Vlera që klubet shpenzojnë në rroga për sezonin 2018/19 (Foto: GdS)

Lista e plotë: Napoli (94 milionë), Lazio (66 milionë), Torino (43 milionë), Fiorentina (37 milionë), Sampdoria (36 milionë), Bologna (34 milionë), Sassuolo (30 milionë), Cagliari (29 milionë), Genoa (29 milionë), Atalanta (27 milionë), Udinese (26 milionë), Parma (23 milionë), Frosinone (22 milionë), Chievo (21 milionë), SPAL (21 milionë) dhe në fund Empoli me shpenzime vjetore për rroga të lojtarëve në vlerë 16 milionë euro.

Vlera e rrogave për secilin klub dhe shuma që secili lojtar fiton gjatë një sezoni (Foto: GdS)

Cristiano Ronaldo i Juventusit është lojtari më i paguar në Serie A, portugezi ka rrogë vjetore neto nga Zonja e Vjetër në vlerë 31 milionë euro.

Në vendin e dytë është Gonzalo Higuain i Milanit me 9.5 milionë euro, kurse i treti Paulo Dybala i Juves me shtatë milionë euro për sezon.

Vlera e rrogave për secilin klub dhe shuma që secili lojtar fiton gjatë një sezoni (Foto: GdS)

Lista e plotë e 20 lojtarëve më të paguar për sezon në Serie A:  Miralem Pjanic (6.5 milionë),  Douglas Costa (6 milionë), Gianluigi Donnarumma (6 milionë), Leonardo Bonucci (5.5 milionë), Emre Can (5 milionë), Lorenzo Insigne (4.6 milionë), Mauro Icardi (4.5 milionë), Radja Nainggolan (4.5 milionë), Edin Dzeko (4.5 milionë), Ivan Perisic (4 milionë), Sami Khedira (4 milionë), Mario Mandzukic (4 milionë), Giorgio Chiellini (4 milionë), Blaise Matuidi (4 milionë), Juan Cuadrado (4 milionë), Wojsiech Szczesny (4 milionë) dhe Dries Mertens me rrogë sezonale katër milionë euro.

Juve prin edhe tek trajnerët, Massimiliano Allegri në sezon paguhet 7.5 milionë euro. /Telegrafi/

Rrogat e trajnerëve për sezonin 2018/19 (Foto: GdS)