Telegrafi

Gerrard formon ekipin e ëndrrave me pesë lojtarë – Zgjedh Messin, lë jashtë Ronaldon

Steven Gerrard luajti ose me ta ose kundër shumë futbollistëve të klasit botëror gjatë karrierës së tij të ndritshme si lojtar aktiv.

Legjenda e Liverpoolit ka luajtur me yje të mëdha, përfshirë Fernando Torres dhe Luis Suarez në nivel klubi, dhe Wayne Rooney, Frank Lampard dhe Paul Scholes me Anglinë.

Sa i përket futbollistëve të klasit botëror që ai luajti kundër tyre mes viteve 1998-2016 (kohëzgjatja e karrierës së tij), lista është e pafund.

Lexo po ashtu Dhjetë momentet më kontroverse të dekadës në Ligën Premier – Nga rrëshqitja e Gerrardit, deri tek përplasja e Xhakës me tifozë dhe kafshimi i Suarezit

Por kush do të futej në skuadrën me pesë yje të Gerrard me pesë anët?

Duke emëruar vetëm lojtarët me të cilët luajti kundër, dhe jo nga ata me të cilët luajti së bashku, Gerrard zbuloi formacionin e ëndrrave të tij në episodin e fundit të emisionit të Jamie Carragher.

Formacioni i zgjedhur nga Gerrard

Portier: Gianluigi Buffon

“Buffon, portieri më i mirë që kam luajtur kundër tij”.

Mbrojtës: Paolo Maldini

“Unë do të shkoja për Maldinin. Ai ishte hero i imi. Një njeri me vetëm një klub, shumë Kupa Evropiane – dhe një pamje e mirë”.

Mesfushor: Zinedine Zidane

“Do të sulmoj me tre lojtarët më të mirë që kam luajtur kundër. Zidane, për gjërat që mund të bënte. Këmbët e tij ishin gjithnjë nën kontrollin e topit. Këmbët e tij të mëdha – ishin si duar! Ai mund të përkëdhelte topin”.

“Ai ishte thjesht Zot. Ju keni idhujt e juaj në futboll dhe ai ishte një idhull për mua”.

Sulmues: Ronaldinho

“Ekipi im i preferuar i Barcelonës është akoma skuadra e Ronaldinhos. Ai kishte një magji dy, tre vjeçare kur ishte vetë. Ai bënte gjëra në një fushë ku mendon se ishte ferr”.

Sulmues: Lionel Messi

“Ka disa lojtarë që janë në një nivel tjetër me këdo tjetër, sikurse Messi dhe Ronaldo. Por, Ronaldo nuk futet në ekipin tim”.

“Unë jam më shumë për atë që ju do të bëni për ekipin. Çfarë do të arrijmë së bashku? Ronaldo do t’ju fitojë gjëra, por unë jam më shumë për një lojtar të ekipit sesa një lojtar individual, kështu që gjithmonë do të zgjedh Messin”.

/Telegrafi/