Lionel Messi është futbollisti që ka shitur më shumë fanellë në të gjithë botën.
Sulmuesi magjik i Barcelonës është futbollisti më i pëlqyer në mbarë botën, pasi tregues i mirë është shitja e fanellës së tij në numrin më të madh në gjithë botën.
Messi ka arritur të lë pas vetes rivalin e tij më të madh, sulmuesin e Real Madridit, Cristiano Ronaldon, ndërsa në vendin e tretë vjen Paul Pogba i Manchester United.
Në vendin e katërt vjen futbollisti tjetër i ‘Djajve të Kuq’, Zlatan Ibrahimovic, i cili ka lënë pas vetes yllin gjerman të Arsenalit, Mesut Ozil.
Lista mbyllet me sulmuesin brazilian, Neymar, i cili ka shitur po aq fanella sa portieri spanjoll, David De Gea, ndërsa fare në fund vjen ylli i Liverpoolit, Philippe Coutinho. /Telegrafi/