Telegrafi

Formacioni i xhiros së tretë në Ligën e Kampionëve, mungojnë Messi dhe Ronaldo

Ka përfunduar xhiro e tretë e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Barcelona ka marrë fitoren e parë në këtë sezon, njëjtë si Interi që ka mposhtur Sheriff Tiraspolin.

Lionel Messi shkëlqeu me Parisin duke shënuar dy gola në fitoren ndaj RB Leipzig, derisa Cristiano Ronaldo ndihmoi Unitedin ta mposhtë Atalantën 3-2 me një gol në minutat e fundit.

Por në formacionin e javës nga Liga e Kampionëve, Messi dhe Ronaldo nuk kanë gjetur vend në të.

Në portë ndodhet portieri i Lille, Grbic, derisa mbrojtja përbëhet nga Cederic Coates, Gerard Pique, Danny Blind e Jordi Alba.

Në mesfushë janë Jorginho i Chelseat dhe Okafor i RB Salzburg, derisa në fazën ofensive janë Mohamed Salah, Riyad Mahrez, Leroy Sane e Vinicius Junior. /Telegrafi/