Telegrafi

Formacioni më i mirë i sezonit me lojtarët e ekipeve kampione të pesë ligave evropiane

Portali i njohur sportiv “90min” ka përpiluar një formacion me lojtarët më të mirë të sezonit në ‘top 5’ ligat evropiane.

Në fundjavë ka përfunduar gjithçka sa i përket ekipeve kampione, pasi u mësuan emrat e pesë ekipeve që fituan trofeun për këtë sezon.

Pas shpalljes së Paris Saint-Germain në Ligue 1, Barcelonës në La Liga dhe Juventusit në Serie A, radha erdhi edhe për Ligën Premier dhe Bundesligan.

Lexo po ashtu Goal zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në Ligën Premier - Dominojnë lojtarët e City, mungon Salah

Në Angli ishte Manchester City që fitoi titullin e më të mirit, ndërsa në Gjermani këtë epitet e fitoi përsëri Bayern Munichu.

Shpallja kampion në këto liga sigurisht që është meritë e disa prej lojtarëve që shkëlqyen gjatë gjithë sezonit dhe ndihmuan ekipet e tyre për t’u kurorëzuar me trofe.

Lexo po ashtu Goal zgjedh formacionin më të mirë të sezonit në La Liga – Dominojnë lojtarët e Barcelonës, asnjë i Real Madridit

Portali i njohur sportiv “90min” ka përpiluar një formacion me lojtarët më të mirë të sezonit në ‘top 5’ ligat evropiane.

Në këtë formacion, Barcelona përfaqësohet me ka tre futbollistë, Juventusi me dy, Manchester City me dy, PSG me dy dhe Bayerni me dy gjithashtu.

Formacioni më i mirë i sezonit:

/Telegrafi/