Është publikuar një formacion i kombinuar i katër nga skuadrat e mëdha të Ligës Premier, ku dominohet nga futbollistët e Manchester Cityt.
Kampionati anglez i njohur si Liga Premier këtë sezon është më i fortë se kurrë me shumë skuadra që janë në garë për pozitat e parë.
Megjithatë, deri më tani është skuadra e Pep Guardiolas, Manchester City, që po dominon për një nuancë dhe po prinë renditjen tabelore.
Faqja e njohur sportive Bleacher Report, ka publikuar një formacion të kombinuar me lojtarët më në formë deri më tani në Ligën Premier.
Në këtë formacion të kombinuar janë përfshirë katër skuadra të mëdha: Manchester City, Manchester United, Chelsea dhe Arsenal, ndërsa nuk janë përfshirë Liverpooli dhe Tottenham Hotspur.
Ky formacion dominohet nga futbollistët e Cityt me tetë lojtarë, ndër ta: John Stones, Kyle Walker, Fernandinho, David Silva, Kevin de Bruyne, Raheem Sterling, Gabriel Jesus dhe Leroy Sane.
Pas tyre vijnë Djajtë e Kuq me dy lojtarë: portieri David De Gea dhe Eric Bailly, ndërsa Arsenali përfaqësohet nga boshnjaku Sead Kolasinac.
Blutë e Londrës nuk janë në formë të mirë në këtë fillim sezoni dhe kjo ka bërë që asnjë lojtarë të mos përfshihet në formacionin e kombinuar. /Telegrafi/