Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin më të mirë të ndeshjeve të zhvilluara në mesjavë të vlefshme për fazën e eliminimit direkt.
Mbrëmjet e të martës dhe mërkurës na rikthyen ethet dhe emocionet e Ligës së Kampionëve me ndeshje nga faza e eliminimit direkt.
Në këtë mesjavë u zhvilluan katër ndeshje interesante, ku dy erdhën të martën dhe dy tjera të mërkurën.
Gjatë të martës, ndeshjet në mes të Lyon-Barcelona dhe Liverpool-Bayern Munich, nuk sollën asnjëra gola.
Në anën tjetër, nuk mund të thuhet ashtu edhe për të mërkurën pasi Atletico Madridi mposhti 2-0 Juventusin, ndërsa Manchester Unitedi fitoi 3-2 te Schalke.
⏰ RESULT ⏰
😱 What. A. Night!
💪 Giménez & captain Godin net as Atlético see off Juventus
😮 Sané & Sterling win it late for Manchester City at Schalke #UCL pic.twitter.com/Gyttutwcl7— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 20, 2019
Edhe në këtë javë sikurse në javët kur ka ndeshje tjera, Liga e Kampionëve ka zgjedhur formacionin më të mirë.
Skuadra me më së shumti lojtarë është ajo angleze Man City, e cila përfaqësohet me katër lojtarë, ndërsa Atletico dhe Bayerni me nga dy sosh.
Lyoni ka një lojtar në formacionin e javës, ndërsa një vjen edhe nga Barcelona.
The 🔝-scoring players this week! 🔥🔥🔥#UCLfantasy pic.twitter.com/J3BR3sabDW
— UEFA Champions League (@ChampionsLeague) February 21, 2019
Formacioni i Ligës së Kampionëve: Lopes; Hummels, Godin, Alaba; Gimenez, Bentaleb, David Silva, Alba; Sterling, Aguero, Sane.
/Telegrafi/