Telegrafi

Dymbëdhjetë klubet që formuan Superligën Evropiane kanë rreth 3 miliardë euro borxhe – renditja nga më borxhliu tek klubi i vetëm në plus

Dymbëdhjetë klubet e futbollit që kanë bashkuar forcat për të formuar një Superligë Evropiane të re të diskutueshme kanë plot 2.3 miliardë funte apo 2.9 miliardë euro borxh, tregojnë shifrat zyrtare.

“Klubet e mëdha” evropiane shokuan botën e futbollit të dielën mbrëma kur zyrtarizuan vendimin për formimin e një Superligë Evropiane.

12 klube të cilat përfshinin Real Madridin, Barcelonën, Atletico Madridin, Chelsean, Liverpoolin, Manchester Cityn, Manchester Unitedin, Arsenalin, Tottenhamin, Juventusin, Interin dhe Milanin vendosën në themelimin e Superligës Evropiane.

Përveç këtyre 12 klubeve u tha se do të bashkohen edhe tetë klube tjera evropiane, ku do të formohej një sistem me dy grupe nga dhjetë klubeve.

Megjithatë, kjo Superligë Evropiane nuk u prit aspak mirë nga UEFA, FIFA dhe tifozët në mbarë botën, duke i ‘detyruar’ klubet të tërhiqen një nga një nga jetësimi i kësaj gare.

Tani, mediat evropiane kanë publikuar raporte financiare të 12 klubeve, të cilat shihej që shumica nga to kanë borxhe të mëdha, të cilat në total shkojnë rreth 3 miliardë euro.

Klubet, të cilat përfshijnë Cityn, Liverpoolin dhe Real Madridin, u janë përkeqësuar shqetësimet financiare gjatë vitit të kaluar – pasi fitimet e ndeshjeve dhe shitjet e biletave u tërhoqën për shkak të Covid-19.

Por, mediumi anglez BBC  ka zbuluar se cili është klubi me më së shumti borxhe dhe klubi i vetëm që operon në plus nga ana financiare.

Borxhet e klubeve në euro

Tottenhami është klubi me më së shumti borxhe, plot 685.5 milionë euro, i pasuar nga Unitedi me 524.4 milionë euro dhe Juventusi me 390 milionë euro, përcjell Telegrafi.

Pas tyre vijnë Interi, Barcelona, Reali, Atletico dhe Milani, ndërsa në vendet e fundit me borxhe nën 100 milionë euro janë Arsenali dhe City.

Chelsea është klubi i vetëm që operon pa borxhe apo më saktë me 19.3 milionë euro plus, ndërsa Liverpooli nuk ka të deklaruara pasqyrat financiare. /Telegrafi/

Borxhet e klubeve në funte