Site icon Telegrafi

Dhjetë trajnerët më të mirë në Evropë –Prinë Guardiola, pas tij Allegri, Zidane e Conte (Foto)

Sipas studimit të ‘Comunicar es Ganar’, që jka shikuar 100 variacione në dhjetë kategori, kanë nxjerrë si trajnerin më të mirë Pep Guardiolan.

Guardiola ka marr (78.4 nga 100 pikë) duke u renditur i pari e duke lënë pas vetëm italianin e Juventusit, Massimiliano Allegri (77.5 nga 100 pikë).

I treti është Zidane me 74.9 nga 100 pikë.

Antionio Conte, Diego Simeone dhe Jose Mourinho, janë në pozitat katër, pesë dhe gjashtë.

Unay Emery, Pochettino, Ernesto Valverde dhe Julen Lopetegui, mbyllin dhjetëshen e parë.

Në studim janë llogaritur suksesi sportive, aftësia për tu bërë i afërt me grupin, si dhe atraktiviteti për t’u bërë një ikonë për markat tregtare.

Guardiola dhe Allegri edhe sa i përket sukseseve këtë vit janë mirë, pasi garojnë në tri gara. /Telegrafi/

Exit mobile version