Juventusi është i vetmi klub që vjen nga Serie A dhe që hyn në top 10 klubet që kanë shpenzuar më shumë në transferime që nga sezoni 2018/2019.
Bardhezinjtë nuk janë të panjohur për të investuar shumë në skuadrën e tyre për t’u dhënë atyre shanset më të mira për sukses. Së fundmi ata afruan lojtarë si Dusan Vlahovic (81 milionë euro), Federico Chiesa (60 milionë euro), Gleison Bremer (50 milionë euro) dhe Matthijs de Ligt (85 milionë euro).
Pavarësisht shpenzimeve të tyre, Juventusi ka filluar të rrëshqasë në Serie A pas dekadës së tyre dominuese dhe problemet jashtë fushës.
Sipas CIES, Juventus ka një shpenzim neto për transferime rreth 337 milionë euro që nga sezoni 2018-19, duke e vendosur atë në vendin e nëntë në përgjithësi, dhe i vetmi klub që nuk është në Ligën Premier.
Në krye të listës është Chelsea me investime prej 749 milionë euro, e pasuar nga Manchester United me 670 milionë euro.
Vendin e tretë e mban Arsenal me 544 milionë euro. Tottenham dhe West Ham janë në pozitat katër dhe pesë.
NeWcastle, Aston Villa, Wolves dhe Liverpool po ashtu bëjnë pjesën në top 10 shpenzuesit më të mëdhenj për transferime në pesë vitet e fundit. /Telegrafi/
Net transfer spending, last 5⃣ seasons 🤑 An all-English (but #Juventus) top 🔟 with @ChelseaFC @ManUtd @Arsenal at the 🔝 and no @ManCity & @PSG_inside 😮 Full data for the 💯 most active clubs in today @CIES_Football Weekly Post 👉 https://t.co/dyyE3IkVf7 pic.twitter.com/ug49UIZV2P
— CIES Football Obs (@CIES_Football) February 8, 2023