Observatori i Futbollit “CIES” ka bërë një parashikimin e tabelave përfundimtare për top pesë ligat evropiane për edicionin 2022/23 që sapo ka filluar.
Parashikimet u kryen nga një model statistikor që përfshin performancat e skuadrave gjatë dy sezoneve të mëparshme, kapitalin aktual të përvojës së lojtarëve dhe shpenzimet e tregut të transferimeve të klubeve.
Interi do të ishte i vetmi kampion i ri në pesë ligat kryesore evropiane, ku hierarkitë janë të vendosura mirë.
Në Angli, Manchester City parashikohet ta fitojë për herë të tretë radhazi ligën, duke lënë pas vete Liverpoolin, Chelsea dhe Tottenham Hotspurin që mbyllin top katërshen.
Në La Liga, Real Madridi sërish do të jetë kampion, gjersa pas tyre vijnë, Atletico Madridi, Barcelona dhe Sevilla.
Në Gjermani, Bayern Munichu do ta vazhdojë dominimin, ndërsa Dortmundi, RB Leipzigu dhe Bayer Leverkuseni e mbylin top katërshën.
Më poshtë mund t’i shikoni të gjitha ligat të paraqitura në tabela:
Liga Premier
La Liga
Serie A
Bundesliga
Ligue 1
/Telegrafi/