Shpallet kompania fituese për projektin “BOREA”: Muhaxheri thotë se Peja do t’i pranojë deri në 240 mijë turistë në vit
Tri javë pas përzgjedhjes së tre kompanive për t’i dorëzuar ofertat e tyre, sot është shpallur edhe kompania fituese e cila do ta ndërtoj Qendrën Turistike “Borea”. Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ka konfirmuar për Telegrafin, se konsorciumi italiano – slloven ‘Leitner AG SPA & FILAV SA’, është shpallur fitues.
Ai ka thënë se pas një pune të gjatë, sot është bërë përzgjedhja e operatorit, i cili do ta ndërtoj Qendrën Turistike “Borea”.
Muhaxheri në një intervistë për Telegrafin ka theksuar se projekti duhet të kalojë në Komisionin ndërministror, i cili jep dritën jeshile që të nënshkruhet kontrata për ekzekutimin e punëve për ndërtimin e BOREA-s.
“Është bërë publikimi i kompanisë fituese, në njërën prej gazetave të përditshme. Tash e kemi edhe kohën e ankesave – që zgjatë prej 10 ditësh”, ka theksuar ai.
Muhaxheri ka thënë se ëndrra e kamotshme e qytetarëve të Pejës, po bëhet realitet, duke shtuar se “ka qenë një dëshirë e madhe e gjeneratave të mëhershme që të realizohet ky atraksion turistik”.
“Falë rrethanave që kane qenë atëbotë nuk është ekzekutuar, ndonëse i posedon shtigjet më të mira të skijimit”, ka thënë ai.
Më tutje i pari i Pejës, ka thënë se efektet ekonomike që do t’i prodhojë BOREA, do të jenë të shumëanshme.
“Ne kemi bërë studimin e fizibilitetit, master planin, besojmë se do te jetë një qendër që do të ndikoj në hapjen e vendeve të punës, në zhvillimin e bujqësisë, turizmit, hotelerisë dhe fushave tjera”, ka theksuar Muhaxheri.
Sipas tij ndërtimi i projektit duhet të zgjasë nga 20 deri në 24 muaj, ku njëra prej kritereve ka qenë koha e ndërtimit të Qendrës.
“Investimi do të jetë 54 milionë euro, dhe do të ndërtohet në dy vite. Në vitin e parë do të ndërtohet teleferiku me 68 kabina dhe një skilift. Derisa, vitin tjetër shtohen edhe dy skilifta, ku kapaciteti i plotë do të jetë 20 kilometra shtigje të skijimit, që i përmbushin të gjitha kriteret që i kërkojnë skiatorët”, ka shtuar Muhaxheri.
Ajo që e bën unike BOREA-n, sipas të parit të Pejës, është se është qendra e vetme – jo vetëm në rajon, por edhe ne Evropë – që është kaq afër një qendre të madhe urbane, “dhe mundësia që brenda një kohë të shkurtër të arrihet prej lartësisë mbidetare 500 deri në 2400 metra”.
“Mendoj se kjo Qendër do të ndikoj drejtpërdrejt në turizëm dhe hotelieri. Ndikimi do të jetë edhe në bujqësi, dhe do të ketë njerëz që do të punësohen në menaxhimin e kësaj qendre. Fuqia më e lirë punëtore do të ndikoj që të punësohen me shumë njerëz. BOREA do të jetë disponim të qytetarëve për katër stinë. Nga studimi i fizibilitetit është paraparë që brenda vitit 240 mijë vizitorë ta vizitojnë qytetin. Por, besojmë se do të kalohet kjo shifër, dhe projekti do t’i ndihmojë edhe pjesëve tjera në zhvillimin e turizmit. Do të ndikoj në zhvillimin e turizmit në Bjeshkët e Rugovës, ne qytet brenda dhe në komunat afër”, ka shtuar Muhaxheri.
I pari i Pejës, nuk ka lënë pa përmendur edhe projekte tjera të realizuara nga ai dhe stafi i tij, që lidhen direkt ose indirekt me turizmin.
Ai ka thënë se “ne kemi ndërtuar siç dihet dy Via Ferrata”, duke shtuar se këtë vit do të ndërtohet Via Ferrata e tretë, e cila do të jetë edhe më e gjatë.
“Ideja është që turisti që e viziton Pejën të qëndrojë dy ose tri dite duke parë atraksione. Më pas e kemi Zip Line më i madh në Ballkan. Do të ndërtojmë edhe një Zip Line në qytet, i cili është më i vogël se aktuali. Më pas duhet ta përmendim shpellën e Radavcit si pjesë turistike. Në anën tjetër, paraglajdi me motor – shumë shpejt do të bëhet, e që do t’i bartë dy persona. Më pas atraksioni i ri për qytetin e Pejës, është Parku i Aventurave, që brenda pak ditësh do të bëhet funksional. Peja po bëhet atraksion jo vetëm për qytetarët e Kosovës, por edhe të vendeve të rajonit”, ka theksuar Muhaxheri.
I pari i Pejës, ka treguar edhe për një varg projektesh në infrastrukturë, që janë duke u ndërtuar ose që priten të ndërtohen në qytetin e Pejës, të cilat do ta ndihmojnë turizmin në qytet.
Muhaxheri ka thënë se Peja është kthyer në një punishte, duke treguar ndër të tjera edhe për ndërtimin e disa bulevardeve, impianteve të ujërave të zeza, etj./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
PostCHAT ju pret!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Erëra të forta në pesë rajone, mbesin pa rrymë shumë banorë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje