Gjithmonë jeta të jep një mundësi të artë, të cilën duhet ta shfrytëzosh.

Shembulli më i mirë për këtë është Matthew Noszka, i riu amerikan i cili tani është një model i njohur.


23-vjeçari tani është pjesë e asgjësisë së njohur ‘Wilhelmina Models’, por çdo gjë filloi me një foto në rrjetin social Instagram.

Matthew punonte me babanë e tij, ku ndërtonin se bashku pushimore nga druri. Kjo ishte një punë e vështirë, një punë e cila donte fizik të madh dhe fal kësaj djaloshi ndërtoi një trup të mirë.

ImageGen

Me të postuar fotografin e tij, ajo filloi të pëlqehet shumë nga shokët e tij dhe për pak minuta filloi të shikohet dhe pëlqehet shumë nga shoqëria e gjerë dhe për fat të mirë këtë fotografi e pa edhe një nga drejtuesit e ‘Wilhelmina Models' dhe kështu vendosi t’i jep një mundësi Noszakas në fushën e modelimit.

Dhe normalisht që oferta u pranua, kontrata u nënshkrua menjëherë dhe tani Matthew Noszka është një nga më të kërkuarit në profesionin e tij.

Rrjetet sociale shumë shpesh kritikohen se ndikojnë negativisht tek të rinjtë, por nëse ato shfrytëzohen mirë, mund të jenë rruga drejt suksesit. Mos të harrojmë se shekulli XXI është shekulli i teknologjisë. /Telegrafi/