LAJMI I FUNDIT:

Kukësi mposht Skënderbeun, fiton titullin e parë në histori

Kukësi mposht Skënderbeun, fiton titullin e parë në histori

Kukësi ka përmbyllur një sezon fantastik në Superioren e Shqipërisë, duke u shpallur kampion i Shqipërisë pa pësuar asnjë humbje.

Skuadra e drejtuar nga Ernest Gjoka ka arritur të bëhet pjesë e historisë së futbollit shqiptar, pasi kanë fituar titullin e parë në histori të klubit.

Fitorja historike erdhi ndaj pesë herë kampionit radhazi të Ligës, Skënderbeut, të cilët i mposhti me rezultat 2-0 një gjiro pa përfunduar kampionati i rregullt në një ndeshje plot tensione, ku dy futbollistë mysafirë u ndëshkuan me kartonë të kuq.


Golat për Kukësin u shënuan nga golashënuesi kryesor i skuadrës dhe Ligës, kroati shtatlartë Pero Pejic, i cili fillimisht shënoi në minutën e 47 dhe golin e dytë dhe të fitores në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Vlen të theksohet se ky titull i fituar nga Kukësi ishte i merituar plotësisht, pasi deri më tani nuk ka pësuar asnjë humbje.

Pjesë e Kukësit ishin edhe dy futbollistë nga Kosova, Kushtrim Lushtaku dhe Besar Musolli, i cili ishte pjesë e pandashme e formacionit startues të Gjokës. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Marrëveshja më e çmendur e verës: Real Madridi dhe Liverpooli po shkëmbejnë yjet

Ndërkombëtare
Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

Ylli i Barcelonës i kërkon agjentit që t’i gjejë një klub të ri në verë

La Liga
Zyrtare: Modric bëhet bashkëpronar tek Swansea City, kroati zbulon arsyen pse mori këtë vendim

Zyrtare: Modric bëhet bashkëpronar tek Swansea City, kroati zbulon arsyen pse mori këtë vendim

Ndërkombëtare
Ish-gjyqtari reagon pas kartonit të kuq të Mbappes: Ai duhet të dënohet me 10 ndeshje

Ish-gjyqtari reagon pas kartonit të kuq të Mbappes: Ai duhet të dënohet me 10 ndeshje

La Liga
Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Igor Tudor

Juventusi merr vendimin përfundimtar për të ardhmen e Igor Tudor

Serie A
Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

Real Madridi merr vendimin shokues – lejon largimin e një lojtari shumë të rëndësishëm

La Liga
Kalo në kategori