Telegrafi

Urimet e yjeve për 11-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës

Foto: Ridvan Slivova

Kosova feston 11-vjetorin e shpalljes shtet, ndërsa yjet e skenës i kanë shfrytëzuar rrjetet sociale për t’i uruar fansat e tyre për këtë përvjetorë të Pavarësisë së vendit.

Disa prej tyre thjesht kanë bërë urime për këtë ditë festive, ndërsa disa të tjerë urimin e kanë shoqëruar me mesazhe të ndryshme.

Kujtojmë që më 17 shkurt të vitit 2008, Kuvendi i Republikës së Kosovës e shpalli Deklaratën e Pavarësisë së Kosovës.

Në një mbledhje ku morën pjesë 109 (nga gjithsej 120) deputetë, Kuvendi i Republikës njëzëri e shpalli Kosovën shtet të pavarur.

Në ndërkohë, derisa Serbia vazhdonte të kërkojë vlerësimin e vlefshmërisë ndërkombëtare dhe mbështetje për pozicionin e saj duke pohuar se Deklarata e Pavarësisë së Kosovës ishte e paligjshme.

Më 22 korrik 2010, Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë konstatoi se Deklarata e Kosovës për Pavarësi, nuk e ka shkelur të drejtën ndërkombëtare. /Telegrafi/