Manchester United bëhet sërish klubi me të ardhurat më të larta.
Kjo është ajo që ka publikon ‘Deloitte Football Money League 2018’, që bazohet tek arkëtimet e klubeve gjatë sezonit të kaluar.
Djajtë e Kuq kanë mundur të sigurojnë 676.3 milionë të ardhura, duke e zbritur në vendin e dytë Realin e Madridit me 1.7 milionë euro të ardhura më pak se anglezët. Podiumin e plotëson një tjetër skuadër spanjolle, Barcelona me 648.3 milionë euro të ardhura.
Klasifikimi vijon me Bayernin e Mynihut me 578.5 milionë euro në vendin e katërt dhe Manchester City në të pestin. Përsa u përket skuadrave italiane, ai që ka pozicionin më të mirë në këtë klasifikim është Juventusi, që renditet e 10 me 405.7 milionë euro.
Interi është në vendin e 15 me shifrën e 262.1 milionë eurove, ndërsa Napoli ndodhet katër shkallë më poshtë në vendin e 19.
Nuk paraqitet mirë Milani, që zbret nga vendi i 16 në të 21, ndërkohë që jashtë 20 skuadrave më të ardhura më të larta është edhe Roma. /TCh/