Telegrafi

Tre shqiptarë në mesin e lojtarëve më të shtrenjtë të planetit

NAPLES, ITALY - MARCH 03: Elseid Hysaj of SSC Napoli in action during the serie A match between SSC Napoli and AS Roma - Serie A at Stadio San Paolo on March 3, 2018 in Naples, Italy. (Photo by Francesco Pecoraro/Getty Images)

Observatori i futbollit (CIES) ka përcaktuar listën e 100 lojtarëve më të vlefshëm në planet, duke përfshirë edhe tre lojtarë shqiptarë.

Granit Xhaka, Shkodran Mustafi dhe Elseid Hysaj kanë gjetur veten në mesin e kësaj liste prestigjioze botërore.

Mesfushori i Arsenalit në tregun botëror vlen 67 milionë euro, ndërsa mbrojtësi i po të njëjtit ekip, Shkodran Mustafi kushton 59.4 milionë euro.

Mbrojtësi i Napolit dhe i kombëtares shqiptare, Hysaj kushton rreth 60 milionë euro në tregun e transfereve.

Shkodran Mustafi dhe Granit Xhaka (Getty Images)

Më i shtrenjti është Harry Kane, sulmuesi anglez i Tottenham Hotspur, i cili vlerësohet 201.2 milionë euro.

Neymar është i dyti në listë me 195.7 milionë, i treti është Kylian Mbappe me 186.5, Lionel Messi është i katërt me 184.2 dhe i pesti Mohamed Salah (171.3).

Në top dhjetëshe gjenden edhe Del Ponte (171 milionë), Kevin De Bryune (167.2), Antoine Grizmann (164.5), Paulo Dybala (164.2) dhe Romelu Lukaku (163.4).

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet rreth Arsenalit

Një nga dy lojtarët më të mirë të futbollit në botë për një dekadë, Cristiano Ronaldo është në pozitën e 24 me 103.4 milionë euro.

KËTU mund ta shihni listën e plotë me emrat e 100 futbollistëve. /Telegrafi/