Tashmë edhe mbrojtësit janë kthyer në trend dhe për ta po paguhen shuma të mëdha parash.
I fundit që mund të thyejë c do rekord është kalimi i Harr Maguirres nga Leicester te Manchester United për 89 milionë euro.
Palët janë në bisedime të avancuara dhe kanë mbetur vetëm detajet që të zgjidhen që anglezi të bashkohet me Manchester Unitedin.
Ai do ta thyejë rekordin e vendosur nga Liverpooli që pagoi 85 milionë euro për Virgil van Dijk.
Pas tij vjen Lucas Hernandez që kaloi këtë vit nga Atletico Madridi te Bayern Munich për 80 milionë euro.
Në krye është edhe Mathias de Ligt që gjatë javës do ta kompletojë transferimin nga Ajaxi te Juventusi për 75 milionë euro.
Manchester City ka më së shumti lojtarë në top-10, gjithsej katër. /Telegrafi/