Telegrafi

Të gjitha ekipet e kualifikuara nga grupet E, F, G dhe H

(Foto: Julian Finney/Getty Images/Guliver)

Ka përfunduar faza grupore e Ligës së Kampionëve për skuadrat pjesëmarrëse në grupet E, F, G dhe H, ashtu që është mësuar fati i tyre.

Grupin E, nga vendi i parë është kualifikuar Liverpooli (13 pikë), ndërsa nga vendi i dytë është kualifikuar Napoli (12 pikë). RB Salzburgu (shtatë pikë) do të luajë në Ligën e Evropës, kurse Genku përshëndetet nga garat evropiane.

(Foto: Michael Regan/Getty Images/Guliver)

Barcelona (14 pikë) ka vazhduar tutje nga vendi i parë në Grupin F, derisa nga vendi i dytë është kualifikuar Borussia Dortmundi (10 pikë). Interi do të bëjë gara në Ligën e Evropës, ndërsa është eliminuar Slavia Praga.

(Foto: Alex Caparros/Getty Images/Guliver)

Nga Grupi G, RB Leipzigu (11 pikë) e ka zënë vendin e parë, derisa Lyoni (tetë pikë) vazhdon tutje nga pozita e dytë në grup. Në Ligën e Evropës do të luajë Benfica (shtatë pikë), derisa me pikë të barabarta është eliminuar Zenit St Petersburgu.

Valencia (11 pikë) ka befasuar në xhiron e fundit duke u kualifikuar nga vendi i parë në Grupin H, derisa nga vendi i dytë është kualifikuar Chelsea (11 pikë). Ajaxi (10 pikë) do të bëjë gara në Ligën e Evropës, derisa nga garat evropiane është eliminuar Lille.  /Telegrafi/