Manchester Unitedi tani parashikohet të bjerë nga katër pozitat e para të Ligës Premier pas një fillimi të dobët të sezonit të ri, ndërsa kampion pritet të bëhet përsëri Liverpooli.
Djajtë e Kuq kanë humbur dy nga tre ndeshjet e tyre të para të sezonit dhe kanë pësuar 11 herë për shkak të paraqitjeve të dobëta të tyre mbrojtëse dhe kulmi ishte humbja 6-1 nga Tottenham në shtëpi para fillimit të pushimit ndërkombëtar.
Skuadra e Ole Gunnar Solskjaer pritej të përfundonte brenda katër pozitave të para në një parashikim të mëparshëm të superkompjuterit.
Sidoqoftë, superkompjuteri i talkSPORT tani beson se Unitedi do të përfundojë në vendin e shtatë këtë sezon duke dështuar të kualifikohet në garat evropiane.
Superkompjuteri parashikon që Liverpooli do të mbrojë titullin e Ligës Premier, pavarësisht se u mposht me rezultat 7-2 nga Aston Villa në fillim të këtij muaji.
Manchester City pritet të përfundojë pas Liverpoolit në tabelë, ndërsa Chelsea dhe Spurs parashikohet të përfundojnë në vendin e tretë dhe të katërt.
Ndërkohë, Arsenali parashikohet të përfundojë në vendin e pestë dhe të sigurojë kualifikimin në Ligën e Evropës dhe pas tyre vjen skuadra e Carlo Ancelottit, Evertoni, të cilët kanë qenë në formë të lartë, ku aktualisht janë në krye të ligës pasi fituan katër ndeshjet e tyre të para.
Fulham, West Brom dhe Burnley janë tre skuadrat që pritet të bien nga kategoria.
Më poshtë janë parashikimet e superkompjuterit për tabelën e plotë të Ligës Premier:
20.Fulham (bie nga kategoria)
19.West Bromwich Albion (bie nga kategoria)
18.Burnley (bie nga kategoria)
17.Sheffield United
16.Newcastle United
15.Brighton & Hove Albion
14.Crystal Palace
13.West Ham United
12.Aston Villa
11.Southampton
10.Leeds United
9.Wolverhampton Wanderers
8.Leicester City
7.Manchester United
6.Everton
5.Arsenal (kualifikohet në Ligën e Evropës)
4.Tottenham Hotspur (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)
3.Chelsea (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)
2.Manchester City (kualifikohet në Ligën e Kampionëve)
1.Liverpool (kampion i Ligës Premier)
/Telegrafi/