Site icon Telegrafi

Superkompjuteri parashikon fituesin e Ligës së Kampionëve pas ndeshjeve të para të 1/8-tës

Një superkompjuter ka parashikuar fituesin e Ligës së Kampionëve pas ndeshjeve të para të fazës së 1/8-tës dhe ka parashikuar një finale e gjitha angleze.

Liverpooli, Manchester City dhe Paris Saint-Germain nisen në ndeshjet e tyre kthyese me avantazh pas fitoreve të tyre ndaj Interit, Sporting Lisbonës dhe Real Madridit.

Për të mos përmendur Chelsean që mundi 2-0 Lillen të martën, ndërsa ndeshjet tjera si RB Salzburg-Bayern Munich, Villarreal-Juventus, Atletico Madrid- Manchester United dhe Benfica-Ajax mbeten në ekuilibër pas barazimeve.

Sipas superkompjuterit të Bettingexpert, ekipi i Pep Guardiolas, City do të fitojë titullin e tyre të parë në histori në Ligën e Kampionëve, pas dhimbjes së zemrës që përjetuan sezonin e kaluar.

City e dominoi fitoren, por u mposht minimalisht nga Chelsea i Thomas Tuchel sezonin e kaluar, me liderët e Ligës Premier që tani shihen si favorit për të fituar çmimin kryesor të Evropës këtë sezon.

Superkompjuteri e ka lënë Cityn si fitues, pasi e ka parashikuar se do të mposht rivalët vendas të Liverpoolit në finalen e madhe.

Fituesi aktual i trofeut, Chelsea pritet të eliminohet në fazën gjysmëfinale së bashku me Bayern Munichun.

Manchester United dhe Paris Saint-Germain janë parashikuar të përjashtohen nga gara në fazën çerekfinale.

Sa i përket Realit dhe Atleticos, superkompjuteri mendon se ata do të eliminohen në fazën e 1/8-tës pas humbjeve të tyre në ndeshjen e parë.

“Pritja e gjatë e Pep Guardiolës për një tjetër sukses në Ligën e Kampionëve është gati të marrë fund sipas superkompjuterit tonë”.

“Liverpool do të shpresojë të provojë parashikimin e gabuar dhe të bëjë më të mirën ndaj rivalëve të tyre për titull në Ligën Premier, por City konsiderohet të jetë më i miri në Evropë siç qëndrojnë gjërat”, ka thënë një zëdhënës i Bettingexpert.

Ndeshjet e dyta të fazës së 1/8-tës do të luhen më 8, 9, 15 dhe 16 mars, ndërsa finalja e madhe e zhvendosur në Paris do të zhvillohet më 28 maj. /Telegrafi/

Exit mobile version