Telegrafi

Shtatë zëvendësuesit e mundshëm të Ronaldos te Real Madridi, nëse portugezi shkon te Juventusi  

Cristiano Ronaldo (Getty Images)

Cristiano Ronaldo thuhet se është në rrugën e tij drejt Juventusit – por kush mund ta zëvendësojë atë te Real Madridi?

Real Madrid mund të vendos të pranojë të holla për Cristiano Ronaldon pasi Juventusi njoftohet se ka dërguar një ofertë prej 88 milionë funtesh për sulmuesin legjendar.

33-vjeçari arriti në Madrid për 80 milionë funte në 2009, dhe ka një shans të vërtetë që ai të ketë luajtur ndeshjen e tij të fundit për klubin mbretëror.

Lexo po ashtu Juventusi i ofron Real Madridit 100 milionë euro për Ronaldon, ndërsa portugezit 30 milionë euro pagë në vit

Real Madridi ishte vendosur tashmë për një revolucion transferimesh këtë verë në Bernabeu, por largimi i Ronaldos do të rriste në mënyrë të konsiderueshme llogarinë e tyre bankare përpara një zbavitjeje pazaresh.

Ronaldo ka shënuar njërin nga golat më të mirë në karrierë pikërisht ndaj Juventusit (Getty Images)

Disa emra tashmë janë informuar për të zëvendësuar Ronaldon, ndërsa kandidatët e tjerë të mundshëm do të dalin gjatë javëve të ardhshme.

Dy lojtarë që nuk kanë gjasa të shkojnë në Spanjë janë Mohamed Salah dhe Harry Kane, të cilët sapo kanë nënshkruar marrëveshjet afatgjata me Liverpoolin dhe Tottenhamin.

Lexo po ashtu Real Madridi është bërë gati që të luajë pa Ronaldon në edicionin e ri

Megjithatë, ka emra tjerë që mund të jetë po në nivelin e tyre dhe mund të transferohen në Bernabeu si zëvendësues të portugezit.

Më poshtë Telegrafi u sjell shtatë emrat që mund ta zëvendësojnë CR7 nëse portugezi përfundimisht transferohet në Torino te Juventusi.

Neymar

Kylian Mbappe

Paulo Dybala

Mauro Icardi

Robert Lewandowski

Eden Hazard

Leroy Sane

/Telegrafi/