Telegrafi

Shqipëria në ‘Grupin e Vdekjes’, vëmendja edhe tek grupet A dhe D

Në Hamburg të Gjermanisë u bë hedhja e shortit për Euro 2024, ndërsa Shqipëria ishte tejet e pafat.

Ceremonia filloi në ora 18:00, ndërsa kuqezinjtë nuk mund të mendonin për një grup më të vështirë se kaq.

U bë e ditur fillimisht se Shqipëria do të jetë në Grupin B me Spanjën, dhe nga këtu filloi gjithçka si është më së keqi.

Lexo po ashtu Skandal në shortin për Euro 2024: U dëgjuan zëra nga marrëdhënie intime, Giorgio Marchetti kërkoi të ndalej 'zhurma'

Në grup me Shqipërinë më pas u shortuan edhe Kroacia me Italinë, duke e bërë këtë edhe “Grupin e Vdekjes”.

Grup interesant është edhe ai D, ku aty gjenden Franca, Holanda, Austria, dhe fituesi i play-off-it (Polonia, Uellsi, Finlanda ose Estonia).

Lexo po ashtu Shqipëria mëson datat e ndeshjeve për Euro 2024

Nuk duhet lënë anash as Grupin A, aty ku Zvicra e Granit Xhakës dhe Xherdan Shaqiri do të përballet me nikoqiren, Gjermaninë, Skocinë dhe Hungarinë.

Më poshtë mund të shikoni të plot shortin e hedhur në Hamburg dhe renditjen nëpër grupe. /Telegrafi/